Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur brenda dyqanit biznesmeni në Fier, dyshohet për vetëvrasje

Një biznesmen në Fier është gjetur i vdekur brenda dyqanit.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin me iniciale A.A. i cilidyshohet se është vetëvrarë me pistoletë në mjediset e dyqanit të tij në rrugën ‘Kongresi i Përmetit’.

Njoftimi

“Sot rreth orës 15:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”