Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku është mbytur një fëmijë në lumin Osum. Fëmija i moshës 7-vjeçare ishte future në lumë për t’u larë në afërsi të fshatit Moravë, por për fat të keq nuk ka dalë më.
“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas televizionit “News 24”, 7-vjeçari i përket komunitetit rom. Ai ka qenë me babanë duke kullotur bagëtitë, kur është futur për t’u larë në lumë.