Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: Fëmijët nën 12-vjeç duhet të mbajnë maska në shkollë


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka deklaruar se të gjithë fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe të gjithë studentët e pavaksinuar do të duhet të mbajnë maska ​​në shkollë.

Këtë deklaratë Biden e bëri gjatë një interviste për CNN të mërkurën në mbrëmje, ku u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen.

I pyetur nga anëtari i një bordi shkollor, për mbrojtjen e fëmijëve shumë të vegjël me vaksina, Biden tha se ishte optimist që fëmijët nën 12 vjeç do të aprovohen për vaksinim në muajt e ardhshëm.

“CDC do të thotë se ajo që duhet të bëjmë është, që të gjithë nën moshën 12 vjeç ndoshta duhet të mbajnë maska në shkollë, kjo është ajo që me shumë gjasa do të ndodhë.”- tha Biden.

Ai shtoi: “Së dyti, ata mbi moshën 12 vjeç, të cilët janë në gjendje të vaksinohen: Nëse jeni të vaksinuar, ju nuk duhet të mbani një maskë. Por nëse nuk jeni të vaksinuar, duhet të mbani një maskë.”