Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mëngjes një takim online me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Në një postim në “Facebook”, Zaev ka publikuar dy foto të këtij takimi virtual ndërsa shprehet seky takim është bërë për të rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup, i cili do të mbahet më 29 korrik. Ai shprehet se ky është një Ballkan i ri, evropian.
“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë.
Ky është një Ballkan i ri, evropian.”- shkruan Zaev krahas fotove.