Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Milot, familjarët shpëtojnë pa u lënduar


Një banesë është përfshirë nga flakët pak para mesnatës në Milot. Incidenti ka ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet M.C, rreth orës 23:45.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot, Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.