Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri pas ndeshjes, futbollistët e “Boca Juniors” përplasen me policinë braziliane (VIDEO)

Një përplasje e pazakontë ka ndodhur mes lojtarëve të dy skuadrave në Brazil, pas një ndeshjeje ku u detyrua të ndërhynte edhe policia.

Në ndeshjen me Boca Juniors, ekipi brazilian Atletico Mineiro arriti të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit Copa Libertadores mes polemikave të shumta, që në fund degjeneruan në dhunë.

Boca Juniors kishte një gol të përjashtuar nga VAR dhe pasi takimi u mbyll pa gola, u kalua në penallti. Siç shkruan Skysports, këtu skuadra nga Argjentina u mundën nga brazilianët, por nuk e pranuan këtë dhe pas mbërritjes në dhomën e zhveshjeve plasi sherri mes dy klubeve.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë policinë që dukej duke përdorur gaz lotsjellës ndaj lojtarëve të Boca Junior.

Të dy palët ka të ngjarë të përballen me sanksione pas skenave kaotike gjatë dhe pas ndeshjes. Kur u pyet nëse arbitrimi ishte një faktor në eliminimin e tyre, mesfushori i Boca, Diego Gonzalez tha: “Pa dyshim, të gjithë mund ta shohin këtë. Ne shënuam një gol të mirë, dhe fakti është se ne merituam të fitonim edhe pjesën e parë. Kjo dhemb, ne ndihemi keq. CONMEBOL (Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut) duhet të shikojë arbitrimin.”