Një 55 vjeçar është plagosur ditën e sotme në një aksident në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet.
Fillimisht u raportua se një punonjës policie me iniciale P.N ishte përplasur me 55-vjeçarin por pas verifikimeve të vendit të aksidentit dhe pamjeve filmike rezultoi se mjeti me drejtues një 36-vjeçar me iniciale Xh.K pasi kishte hapur derën ishte përplasur me biçikletën e drejtuar nga shtetasi A.G.
Policia sqaron se mjeti i policisë nuk ka pasur asnjë kontakt me të aksidentuarin.
Më tej shtetasi Xh.K është shoqëruar në komisariat për veprime hetimore.
Njoftimi:
Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se:
Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.