Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja merr Wijnaldum nga Liverpool


Georgino Wijnaldum është prezantuar sot si lojtar i PSG-së.

Mesfushori holandez kaloi me parametra zero nga Liverpooli dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin francez, që shihet si një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Champions League sezonin 2021/22.

30-vjeçari foli përpara tifozëve të rinj, duke u shfaqur i lumtur që do të luajë me skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Përveç Wijnaldum, PSG këtë verë ka transferuar edhe Sergio Ramosin, Achraf Hakimin e Gigi Donnarumën.

Wijnaldum do ta veshë fanellën me numrin 18 te PSG.