Vendosni fjalën kyçe....

Roma drejt finalizimit të marrëveshjes për Xhakën


Roma është gati të mbyllë blerjen e Granit Xhakës nga Arsenali.

Roma po punon shumë për të transferuar shqiptarin dhe duket se gjithçka është drejt finalizimit.

Sipas “Calciomercato.it”, tashmë klubet janë në përfundim të një marrëveshje që së shpejti do të bëhet edhe publike.

Roma do të paguajë në total 20 milionë euro për Xhakën.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 220 paraqitje dhe ka realizuar 13 gola. Ai ka pasur momente të mira dhe vështira në Londër dhe ndjen që është momenti për një aventurë të re.