Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po përdor inxhinerinë klimatike për të ‘mbjellë’ re me shi kundër flakëve


Ekipet e mbrojtjes së pyjeve në Rusi që kanë marrë pjesë në operacionet e shuarjes së flakëve në rajonet e largëta të vendit kanë zbuluar se ata kanë përdorur teknologjinë e inxhinierisë klimatike për të shkaktuar re të shiut për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve të mëdha.

Selia rajonale e shërbimeve të urgjencës në Yakutia, një rajon i Lindjes së Largët më i madh se vende si Argjentina ose Meksika, tha të mërkurën se ata po bënin gjithçka që ishte e mundur për të shuar flakët nga ajri.

Sipas autoriteteve, këto operacione kanë përfshirë gjithashtu përdorimin e një aeroplani transporti Antonov An-26, i pajisur me një shpërndarës bombolash të mbushura me jodurit argjendi.

‘Mbjellja’ e ajrit me kimikat kuptohet që shkakton rënien e shiut, me punëtorët e shpëtimit që shpresojnë se reshjet do ta bëjnë më të lehtë luftimin e zjarreve në tokë.

Disa studime, megjithatë, kanë ngritur shqetësime se formula mund të pamundësojë ose dëmtojë njerëzit dhe kafshët më poshtë, megjithëse këto rezultate janë të diskutueshme. Praktika përdoret në SHBA për të siguruar lehtësim në rajonet e goditura nga thatësira, si dhe në operacione të tjera të zjarrfikjes.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani