Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, në Patos.
Incidenti ka ndodhur në zonën e Dukasit, rreth orës 22.30 të mbrëmjes, pranë një zone të banuar.
Për fat të mirë, zjarrfikësit kanë arritur të ndërhynin në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke penguar përshkallëzimin e situatës që mund të kishte rezultuar me të lënduar për shkak të afërsisë me banesat.
Gjatë incidentit e gjithë zona u mbulua nga një re tymi dhe era e keqe. Shkaku i shpërthimit ështe ende i paqartë.