Vendosni fjalën kyçe....

Aeroplani që u përdor nga lideri i opozitës së Venezuelës Guaido, transportoi ekzekutuesit e presidentit të Haitit – Raporti


Kur u hap lajmi se presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, ishte vrarë nga një skuadër vrasësish mercenarë, analistët shpejt nxorën paralele në përpjekjen e “Gjirit të Gicave” të vitit 2020 për të rrëmbyer presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro nga mercenarë të punësuar, dhe zbulimet nga policia e Haitit lidhur me personat e arrestuar vetëm sa i kanë forcuar këto lidhje.

Sipas një raporti nga rrjeti televiziv Venezuelës La Iguana, i njëjti avion privat i përdorur për të transportuar disa nga mercenarët e skuadrës që ekzektutoi presidentin haitian Jovenel Moïse në fillim të këtij muaji, u përdor gjithashtu për të transportuar në negociata presidentin e përkohshëm të vetëdeklaruar Venezuelës, Juan Guaido.

Avioni në fjalë është një avion i vogël me katër vende Cessna Citation Mustang, me numrin e pasëm HI949. Në 15 maj 2020, kur avioni u ngrit nga Maquietta, Venezuela, shërbimi i gjurmimit të avionëve AeroNoticiasVE vuri në dukje në Tëitter se i njëjti avion kishte transportuar ekipin e Guados në Barbados në shtator 2019 për bisedime paqeje me përfaqësuesit nga qeveria e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, të cilin Guaido ka tentuar ta rrëzojë.

Ky aeroplan, u raportua, gjithashtu se transportoi tre anëtarë të supozuar të njësisë komando që qëlloi për vdekje Moïse dhe plagosi gruan e tij, Martine, herët në mëngjesin e 7 korrikut në shtëpinë e tyre në periferi të Port-au-Prince. Një prej tyre dyshohet se ishte Christian Emmanuel Sanon, për të cilin Policia Kombëtare e Haitit (PNH) ka thënë se ishte organizatori i komplotit të vrasjes.

Avioni është në pronësi të Helidosa, një kompani ajrore në Republikën Dominikane. CEO-ja i saj, Alex Castillo, tha në një deklaratë të marrë nga Haiti Libre se tre pasagjerët ‘kaluan të gjitha kontrollet e emigracionit në aeroportet nga të cilët udhëtuan dhe se kompania e tij nuk kishte asnjë mënyrë për të vërtetuar se ata do përfshiheshin në krime të ndryshme.

 “Ne nuk jemi një agjenci sigurie, ose një agjenci hetimore që të jemi në gjendje ta njohim atë,” tha Castillo. Ai zbuloi se linja e tij ajrore ishte gjithashtu përgjegjëse për transportimin e Martine Moïse në Florida për trajtim pas sulmit, si dhe për transportimin e ish-presidentit haitian Jean-Bertrand Aristide në Kubë muajin e kaluar për trajtim urgjent pasi ishte prekur nga Covid-19. Ai vuri në dukje se kompania ka 15 aeroplanë dhe 24 helikopterë.

Sidoqoftë, kjo nuk është lidhja e parë midis komplotit të vrasjes dhe opozitës së Venezuelës: Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës Jorge Rodriguez tha javën e kaluar se CTU Security, grupi mercenar që dyshohet se ishte kontraktuar për vrasjen e presidentit të Haitit, ishte përpjekur në vitin 2018 të vriste presidentin e Venezuelës Maduro me dronë shpërthyes gjatë një fjalimi. Ai shtoi se grupi ishte i lidhur gjithashtu me përpjekjen e vitit 2020 nga mercenarët Silvercorp nga SHBA për të rrëmbyer Maduron.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani