Vendosni fjalën kyçe....

Asteroidi që zhduku dinosaurët shkaktoi cunami 1.7 kilometra të lartë – Studimi


Asteroidi që vrau dinosaurët shkaktoi gjithashtu një cunami jashtëzakonisht të madh, thonë shkencëtarët.

Specie të panumërta të lashta u zhdukën nga faqja e planetit tonë pasi një asteroid e goditi atë, duke shkaktuar ndryshim ekstrem të klimës.

Por para kësaj, shumë krijesa u goditën nga një valë e lartë cunami, duke shkatërruar bregdetin e sotëm amerikan.

Studiuesit kanë zbuluar valë gjigante nëntokësore në Luizianën qendrore, duke sugjeruar se asteroid që shkaktoi zhdukjen masive të dinosaurëve, shkaktoi edhe një cunami masiv.

Sipas gjetjeve të fundit, shkëmbi hapësinor, i cili besohet të ketë goditur Tokën pranë Gadishullit Jukatan 66 milionë vjet më parë, krijoi një valë që mund të ketë qenë rreth 1.7 kilometra e lartë.

Shkencëtarët analizuan një shtresë rreth 1,500 metra nën tokë dhe gjetën valë të fosilizuara të ruajtura mirë.