Vendosni fjalën kyçe....

Incident i pazakontë në Moldavi, dy politikanët kapen me grushte në studion televizive (VIDEO)


Një incident i pazakontë ka ndodhur në një studio televizive në Moldavi, ku dy politikanë janë rrahur me njëri-tjetrin, derisa njërit prej tyre i ka rënë të fikët.

Ish-këshilltari i presidentit dhe anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa shkëmbime akuzash.

Në një moment të debatit, Cosovan i hodhi ujë në fytyrë dhe Tofilat iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë.

E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit.

Të tjerët që ndodheshin në studio mbetën duke parë, por nuk guxonin të ndërhynin.

Pak më vonë të dy shtrënguan duart me njëri-tjetrin, sikur asgjë të mos kish ndodhur. Cozovan e bëri të qartë se ai nuk do të padiste Tofilat-in në gjykatë “sepse Zoti është ai që do ta dënojë atë gjithsesi”.

Ndërkohë Tofilat ka kërkuar falje për reagimin e tij në studio, duke theksuar se dhuna është e papranueshme: “Më vjen keq për incidentin në televizionin Jurnal. Ishte një situatë në të cilën nuk dija t’i kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ndodhi. Dhuna është e papranueshme, mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla. Më vjen keq për këtë incident”.

Shumë persona në rrjet kanë kritikuar pjesën tjetër të bashkëbiseduesve në panel, pasi u dukën sikur sherri midis të dyve nuk i shqetësonte ata, në atë masë që askush prej tyre nuk lëvizi për të zgjidhur problemin midis dy zyrtarëve.