Vendosni fjalën kyçe....

“Ke mashtruar Kongresin për Covid-19” – Senatori Rand Paul i kërkon Departamentit të Drejtësisë të procedojë penalisht Faucin


Senatori republikan Rand Paul po kërkon që prokurorët federalë ta akuzojnë Dr. Anthony Fauci se ka mashtruar në dëshminë në Kongresit mbi financimin e hulumtimeve që e bën një virus nga kafshët të transmetueshëm te njerëzit.

“Unë do t’i dërgoj një letër Departamentit të Drejtësisë duke kërkuar një procedim penal, sepse ai ka gënjyer Kongresin”, tha Paul të martën në mbrëmje në një intervistë për Fox Neës.

Deklarata erdhi disa orë pasi Paul u përplas me Faucin, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Joe Biden, në një seancë të ‘nxehtë’ në Senat mbi pandeminë Covid-19. Fauci mohoi se kishte gënjyer në dëshminë e tij në Kongres në muajin maj mbi një hulumtim të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-së (NIH) lidhur me origjinën e Covid-19 dhe lidhjet e mundshme me Institutin e Virologjisë Wuhan të Kinës.

Fauci e akuzoi Senatorin Paul se po gënjente, duke thënë se Paul po sugjeronte që kërkimi i financuar nga NIH krijoi Covid-19.