Vendosni fjalën kyçe....

Kitaristi Eric Clapton do anulojë shfaqjet kudo ku fansave u kërkohet pasaporta Covid-19


Duke reaguar ndaj qeverisë britanike që kërkon pasaportë vaksinimi Covid-19 për qasje në vendet e argëtimit e klubet e natës, muzikanti Eric Clapton tha se ai do të anulonte shfaqjet në vendet që diskriminonin të pavaksinuarit.

Clapton tha se ai ‘nuk do të interpretojë në asnjë skenë ku ka një audiencë të diskriminuar.

“Në qoftë se nuk merret masa për të marrë pjesë të gjithë njerëzit, unë rezervoj të drejtën të anuloj shfaqjen.”

Sipas revistës ‘Rolling Stone’, Clapton nuk është planifikuar të japë koncert në Britani deri në maj 2022, kur ai ka dy data të rezervuara në Royal Albert Hall të Londrës. Ai gjithashtu ka disa koncerte në Amerikën e Veriut të planifikuara për në shtator.

Deklaratat e Clapton u pritën në forma të ndryshme në SHBA. Ndërsa faqet konservatore e përshëndetën qëndrimin e tij, faqet liberale thanë se ata kurrë nuk donin ta shikonin atë duke dhënë koncerte dhe e denoncuan atë si racist për komentet që ai bëri në vitet 1970 .

76-vjeçari ka qenë prej kohësh një kritik i hapur i bllokimeve të Covid-19. Në fillim të këtij viti, ai u kritikua pas foli në lidhje me efektet e pretenduara anësore që ai përjetoi pasi kishte bërë vaksinën.