Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut: Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit


Kreu i SPAK-ut, Kraja, ka pohuar sot se lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga drejtësia.

Po kështu ai shprehu shqetësimin për godinë të re për Byronë Kombëtare të Hetimit që është gati të nisë nga puna.

Sipas Krajës, parimi me të cilin punohet është se të gjithë janë të barabartëpara ligjit.

“Rezultatet e 2-3 muajve të fundit janë të matshme dhe kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo-zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo personazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund. Qëllimet janë të qarta, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, aseteve kriminale. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit.” – tha ndër të tjera Kraja.