Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka hedhur më shumë dritë mbi përplasjen e tij me kryeministrin Rama.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Eni Shehu në emisionin ‘Edicioni Veror’ të Abc News, Leli, thotë se kritikat e Ramës ndaj tij mund të shihen edhe si një lloj promovimi i Vlorës.
Pak kohë më parë, kreu i qeverisë e cilësoi Lelin si ‘të vdekurin e Bashkisë’ ndërsa përplasja mes tyre nisi pak para zgjedhjeve të 25 prillit.
Leli shton se nuk ka asnjë hatërmbetje lidhur me kritikat e kryeministrit ndaj tij, pasi është pjesë e karakterit të tij.
Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?
Dritan Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.
Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?
Dritan Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.
Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?
Dritan Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër.
Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?
Dritan Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.