Mançester Siti është gati të bëjë një ‘çmenduri’ për të afruar në radhët e tij sulmuesin e Totenhemit e të kombëtares së Anglisë, Harry Kane.
Sipas ‘The Sun’, klubi ka shprehur gatishmërinë që të paguajë 185 milionë euro për 27-vjeçarin.
Nëse kjo transfertë do përfundojë me sukses do jetë e dyta më e shtrenjtë në historinë e futbollit pas kalimit të Neymar nga Barcelona te PSG-ja për shifrën rekord prej 220 milionë eurosh.
‘Qytetarët’ janë të gatshëm t’i paguajnë Kane një pagë prej 16 milionë eurosh në sezon.