Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike të Tokios, bëri shaka me Holokaustin 20 vite më parë


Regjisorit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, aktorit të humorit Kentaro Kobayashi, i është ndërprerë kontrata vetëm një ditë para nisjes së veprimtarisë, pas shfaqjes së një skice komedie të vitit 1998 në të cilën ai bënte shaka për Holokaustin.

Presidenti i Komitetit Organizativ Olimpik, Seiko Hashimoto, njoftoi masën gjatë një konference shtypi të enjten, duke thënë se Kobayashi ishte pushuar nga puna dhe se zyrtarët do të ndërmerrnin një ‘rishikim’ të minutës së fundit të ceremonisë së hapjes dhe mbylljes.

“Na ka rënë në sy se z. Kobayashi përdori komente që talleshin me një fakt tragjik në histori në performancën e tij të kaluar.” – tha Hashimoto.

Shakaja e diskutueshme që e vendosi Kobayashi në ‘ujë të nxehtë’ erdhi gjatë një pjese komedie në të cilën ai thuhet se bëri një vërejtje të pazakontë në lidhje me luajtjen e një ‘loje të Holokaustit’. Qendra Simon Wiesenthal, një grup i të drejtave hebreje me bazë në SHBA, dënoi Kobayashi për komedinë e para 20 viteve duke thënë:

“Pjesëmarrja e tij në Lojërat Olimpike të Tokios do fyente kujtimin e gjashtë milionë hebrenjve dhe do ishte një tallje mizore me Lojërat Olimpike”.