Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën 19 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2,672 mostrave.
Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 24 korrik janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 137.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 107,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 356,771.