Mbrëmjen e djeshme në Tapizë të Fushë Krujës nga aksidenti ku u përplasën dy automjete një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Fillimisht u raportua vetëm për të plagosur ndërsa policia në njoftimin e saj lajmëroi se shtetasi Q.Sh rreth 60 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve ndërroi jetë.
“Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.