Të gjithë mund ta kemi parë dje se si këngëtarja e njohur Dua Lipa kishte mbërritur në Tiranë ku takoi disa persona, mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj por ajo që ka kaluar pa u theksuar shumë është dhurimi bujar që Dua Lipa ka bërë për shqiptarët.
Nëpërmjet fondacionit të saj “Sunny Hill” ajo ka dhuruar paratë për një kopësht.
Por për cilin bëhet fjalë? Pse Veliaj në statusin e tij të parë ku promovoi takimet me këngëtaren e cilësonte si adoptim, që “po e ndërtonin bashkë” dhe e përmendte thjesht nga fundi?
“Një yll që rrezaton fort në qiellin e muzikës botërore, por një shqiptare e mirë, bujare dhe me zemër të madhe
Faleminderit Dua Lipa për adoptimin e kopshtit “Sunny Hill”, që po e rindërtojmë nga themelet për 300 fëmijë të mrekullueshëm të Tiranës.”, shkruante si fillim Veliaj.
Një sërë komentuesish i bënin të ditur Veliajt në këtë status se në fakt kopshtin po e ndërtonte vetë Dua, me paratë e fondacionit të saj. Por më vonë, rreth pas 2 orësh duket se Veliaj u detyrua ta theksonte këtë fakt të rëndësishëm në postimin e konferencës për shtyp.
“Me Duan dhe Dukagjinin, në një bashkëbisedim me gazetarët, për vizitën e tyre të bukur sot në Tiranë, e cila kulmoi me misionin për të rindërtuar kopshtin&çerdhen “Sunny Hill”, financuar edhe nga Sunny Hill Foundation.”, shkruante Veliaj.
Dua Lipa gjatë vizitës së saj u shfaq modeste por me sa duket gjesti i saj paska qenë madhështor. Aq madhështor, sa askush nuk mund ta fshihte me “adoptime” apo “marrje kreditesh”.