Vendosni fjalën kyçe....

Elton Ilirjani: Shyqyr Zotit jam në Amerikë dhe nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë


Elton Ilirjani ndjehet i lumtur që nuk do të shkojë më me meshkujt shqiptarë, të paktën nga ato që thotë. “Shyqyr Zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë!”, i rrëfeu ai Arian Çanit këtë të premte te “Zonë e lirë” në TVKlan.

Ai foli edhe për gjininë, duke thënë se nuk dëshiron ta ndryshojë duke parë me dyshim edhe vendimet e transgjinorëve në Shqipëri.

Pjesë nga biseda e darkës mes Ilirjanit dhe Çanit:

Çani: Elton, fjala e fundit është për ty. Ti ende nuk e ke ndryshuar gjininë apo jo? Ke ndryshuar look-un, nga çun që të kam njohur unë në Tiranë je bërë gocë. Po të shohësh tani në fytyrë ti s’dukesh fare që je çun po gjininë s’e ke ndryshuar akoma më ke thënë?

Ilirjani: Jo, unë jam çun nuk jam gocë.

Çani: E di e di po look-un e ke ndryshuar Elton, flokët, pamjen, buzët…

Ilirjani: Po look-u nuk të bën femër apo mashkull, d.m.th organi seksual të bën femër apo mashkull.

Çani: Jo, jo edhe të bën, Elton dëgjo tani, le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara kur ishe në Shqipëri se jemi takuar kemi pirë kafe bashkë apo jo afër liqenit atje, te Hiltoni ku ti kishe zyrën, dakord?1 Tani kur të takova për herë të parë totalisht, tani unë them normat e dukjes, normat që ne jemi mësuar deri tani. Kur Zhakun unë e shoh e kuptoj që është një gocë, kur shoh Panajotin e kuptoj që është një çun. Pra si të thuash deri këtu ka disa gjëra bazike që I kuptojmë. Ti ke qenë totalisht mashkull…

Ilirjani: Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua ta ndryshoj gjininë. Unë përkundrazi mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mire dhe të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë siç njoh unë disa në Tiranë dhe që i kemi diskutuar edhe më parë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.

Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam këtu në Amerikë. Kështu që meshkujt shqiptarë edhe kur shkojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Unë kam frikë që disa transgjinor ënë Shqipëri bëhen të tillë se duan të kënaqin meshkujt. Kjo është gabim.