I riu në pranga në Tiranë për marrje prone me dhunë, pronari i një lokali fsheh pamjet filmike. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në zonën e Komisariatit Nr.5, ku u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.
Në vijim u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policies” shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.
Policia ka kryer arrestime edhe në një lokal në Tiranë pasi ka gjetur aty kokainë. B. M., 38 vjeç dhe E. K., 21 vjeç janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të B. M dhe klient E. K., sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Po kështu është arrestuar edhe D. Sh., 32 vjeç, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike heroinë.
Policia ka vënë në pranga këto orë 8 persona, ndërsa ndjek në gjendje të lirë dy të tjerë. Mes të arrestuarëve është edhe P. G., 50 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë disa sende personale në mjetin e parkuar të shtetasit A. M su dhe P.D 45 vjeç pasi sipas efektivëve të Komisariatit të Policisë Nr.4 ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka arrestuar në gjendje të dehur në timon edhe dy persona të tjerë L. H., 57 vjeç dhe E. H., 39 vjeç.