Vendosni fjalën kyçe....

Kina fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike 2020


Medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio, është fituar nga Kina.

Siç shkruan ABC, Qian Yang doli e para në finalen e gjuajtes me pushkë nga 10 metra.

Ajo është vetëm 21 vjeç dhe ka një rrugë të gjatë përpara në këtë sport.

Yang mundi qitësen ruse Anastasiia Galashina, ndërsa Nina Christen mori medaljen e bronztë për Zvicrën.

Garat e para për medaljet olimpike që po zhvillohen sot në Tokio janë: garat në hark, çiklizëm për meshkujt, në skermë, xhudo, qitje, taekëondo dhe peshëngritje për gratë.

Garat do të vazhdojnë deri më 8 gusht, kur do të mbahet ceremonia e mbylljes.