Vendosni fjalën kyçe....

Kush e nxori lajmin për Eli Farën? Këngëtarja thotë që s’ka firmosur kurrë si drejtoreshë


Audienca e rrjetit ka qarkulluar këto ditë ide, pyetje, konstatime, koment pas komenti mbi këngëtaren Eli Fara. Thelbi sipas tyre ka qenë se këngëtarja ka firmosur në vitet 2006-2009 në dy bordero si drejtoreshë, njëra prej të cilave kishte të bënte me “Ngrohjen Globale”.

Deri këtu jemi në fushën e thashethemeve rrjetore, ku dikush hedh një gur në lumë, e siç thonë shqiptarët dhe as “40 të mencur nuk e nxjerrin dot”. Mbetur në formën e një thashethemnaje rrjeti dhe duke qenë se që këngëtarja nuk reagoi në moment, u duk se çështja nisi të zvenitej.

Por sot këngëtarja ka reaguar në profilet e saj po në rrjetet sociale ku edhe u bë zhurma e madhe, duke mohuar kategorikisht që të ketë firmosur në asnjë bordero si drejtoreshë.

Megjithatë Eli Fara jep edhe një detaj në reagimin e saj teksa thotë se zhurmën e paskan bërë lajmet e rreme nga disa portale.

Ndjej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë!  Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd kurrë në jetën time! …Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë! Nuk di të kem marrë ndonjeherë rrogë si drejtoreshë! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!”, reagon këngëtarja.

Po vërtet, kush ka shkruar për këngëtaren? Fare lehtësisht gjejmë linket e shkrimeve të para, përtej të tjerëve që i kanë pasuar: Kliko KËTU, KËTU dhe KËTU.