Vendosni fjalën kyçe....

“Llogaraja e re”- turistët e jugut gjejnë me shpejtësi sfondin e preferuar


Ju kujtohet të keni shkrepur foto me peizazhin e mrekullueshëm pas shpinës suaj në Llogara? Po qëndrimet disa minutëshe në atë pikën interesante vite më parë? Epo tani do të duhet të ndryshoni rutinën, sepse në tavolinë është një tjetër alternativë: pika e re në bypassin e Vlorës.

Një pikë fantastike, nga ku mund të kapësh Vlorën, detin, qiellin, lindjen e perëndimin e diellit.

Tashmë një sërë personazhesh të njohura e të panjohura i kanë shkrepur të parat foto. Le t’i kundrojmë këto momente edhe ne që nuk i kemi nisur ende pushimet.