Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi kompjuterik 4 milionë euro, gjykata lë në burg 4 të akuzuarit


Katër të akuzuarit për vjedhje nëpërmjet mashtrimit kompjuterit të 4 milionë eurove janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Ata janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë, Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë, Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gruaja e arrestuar Marie Estelle Goufan Atiock ka qarë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk dinte gjë për veprimtarinë e jashtëligjshme. E vetmja herë që ka shkuar në bankë sipas saj ka qenë i lidhur me momentin e përkthimit.

“Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre”, tha 31-vjeçarja.

Kurse 54-vjeçari Kupe e ka pranuar hapjen e llogarisë bankare por nuk ka patur dijeni për aktivitetin joligjor.