Mbante automatik në automjet por policia i vihet pas. Një 32-vjeçar jo vetëm që ka qenë i detyruar të dorëzojë armën por edhe ka rënë në pranga.
“Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë, në fshatin Rëmbec, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.”, njofton policia e Korçës.
I riu do të përballet tani me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.