Në disa qytete australiane është protestuar kundër masave të ashpra, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Mijëra persona janë mbledhur në Sidney, derisa organizime më të vogla janë raportuar në Melbourndhe Brisbane.
Njerëzit kanë bërtitur “liri”, teksa kanë marshuar në qendër të Sidneit.
Zyrtarët kanë thënë se kanë kryer 57 arrestime.
Qeveritë në Australi kanë rikthyer masat e izolimit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.