Një punonjës ka rrezikuar jetën në Patos në përpjekje për të shuar flakët që kanë përfshirë pyllin e Gjorgjosit.
Punonjësi i Pyjores Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikës në Patos, pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve.
Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
Për herë të dytë brenda pak ditësh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.