Vendosni fjalën kyçe....

Pasagjerët e urbanëve në Tiranë ankesa pafund, Veliaj pamje relaksuese nga autobusët hibridë


“Unë e di se njerëz cinikë dhe shpotitës ka gjithmonë po ne e marrim shumë seriozisht”, tha mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa në sfond kishte autobusë në ngjyrë të blertë, të cilat i emërtoi si hibridë.

Mes dronësh, lidhjesh live, njerëzish të ulur në karrige dhe autobusësh pozicionuar me saktësi centimetrike, Veliaj mbajti fjalën e tij.

Para se të fliste nuk harroi të futej brenda “hibridëve” të tij, teksa na ofroi pamje “relaksuese”.

Këto pamje nuk shihen nga pasagjerët e urbanëve në Tiranë, të cilët zakonisht ankohen për vonesa, mungesë kondicionimi apo makinacionet me abonetë.