Policia ka dhënë informacione të mëtejshme lidhur mr ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku u plagosën dy persona me armë zjarri në rrugën “Todi Shkurtri”.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin që dyshohet se shtiu ndaj dy të rinjve.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Aldo Gjini, për të cilin uniformat blu janë vënë në ndjekje për kapjen e tij.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:
Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij”-njofton policia.