Të shtëna me armë janë regjistruar në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Nga të shtënat dyshohet se janë plagosur dy persona.
Plagosja e dyfishtë ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti.
Dy të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit. Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po sekuestron gëzhojat si dhe kamerat e sigurisë që do të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes.