Vendosni fjalën kyçe....

Reklamonte se rrobat e saj parandalojnë koronavirusin, firma australiane gjobitet me 5 milionë dollarë


Një firmë australiane për rroba sportive është gjobitur me 5 milionë dollarë pasi deklaroi se produktet e saj ndalojnë transmetimin e koronavirusit.

Gjykata e etiketoi firmën si “grabitqare dhe shfrytëzuese”.

Kompania Lorna Jane nxori një reklamë ku pretendonte se veshjet e saj anti-virus ishte spërkatur me një substancë të quajtur “LJ Shield”, e cila mbronte njerëzit nga patogjenët, shkruan Abc.net.au.

Reklamat në faqen e internetit të markës, në dyqane dhe në Instagram përdornin këtë slogan: “Kurë për përhapjen e COVID-19? Lorna Jane mendon kështu”.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve (ACCC) filloi veprime gjyqësore kundër kompanisë, duke e akuzuar atë për pretendime të rreme dhe mashtruese.

Në një vendim të dhënë nga gjyqtari Darryl Rangiah tha se Lorna Jane u përpoq të “shfrytëzonte frikën dhe shqetësimin” e njerëzve mbi shpërthimin e virusit vdekjeprurës.

“Fushata reklamuese u krye në korrik 2020, në një kohë të pasigurisë, frikës dhe shqetësimit të konsiderueshëm në mesin e publikut për pasojat dhe përhapjen e COVID-19.”- tha gjyqtari Rangiah.

Në shpjegimin e saj kompania justifikohet se ishte mashtruar nga një furnizues në lidhje me një produkt që nuk performoi ashtu siç ishte premtuar.