Vendosni fjalën kyçe....

Talentet e Ballkanit në Tokio- Prin Distria Krasniqi


Ballkani është përfaqësuar denjësisht deri më tani në Lojërat Olimpike që zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Deri më tani nga sportistët ballkanas janë fituar 5 medalje nga këto 2 të bronzta 2 të argjendta dhe një e artë.

Medalja e vetme e artë është fituar nga Distria Krasniqi, sportistja e Xhudos nga Kosova.

Ndërsa Serbia ka fituar dy medalje një të argjendtë me Damir Mikec në shënjestër me pistoletë dhe një medalje të bronztë me Tijana Bogdanović në disiplinën taekwondo.

Ndërsa medaljet e tjera janë fituar nga Ana Maria Popescu në disiplinën e duelit me shpata e cila mori medaljen e argjendtë.

Ndërsa medalja tjetër e bronzit u fitua nga slloveni Tadej Pogacar në çiklizëm.

Lista e fituesve deri më tani udhëhiqet nga sportistja Krasniqi./Hashtag.al