Xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje ari në Tokio. Kosova ka triumfuar kështu në lojrat olimpike “Tokio 2020”.
Shqiptarja Krasniqi kaloi fillimisht në finalen e lojrave olimpike “Tokio 2020”. Kosova ka arritur kështu disa fitore radhazi nga talenti dhe puna e xhudistes Distria Krasniqi dhe stafit të saj.
“Me sigurimin e medaljes olimpike, Distria merr frymë më lirshëm. Por synimi tani është e ARTA. E pret finalja e madhe, lufta e karrierës me japonezen, Funa Tonaki. I urojmë fatin më të mirë medalistes tonë olimpike. Finalja zhvillohet pas rreth 30 minutash.”, njoftonte Komiteti Olimpik i Kosovës.
Krasniqi mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe. Më parë u ndesh me brazilianen Gabriela Chibana dhe Chen Hao Lin.
Krasniqi garoi në kategorinë për pesha deri në 48 kilogramë. Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës që ori Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”.