Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim, thelbi i të cilit është një foto, ku shfaqet një burrë në mesomoshë me pistoletë në brez.
Nga imazhi që shihet, burri është duke bërë pazar fruta-perimesh por fytyra e tij nuk shihet.
“Deri këtu ka arritur pasiguria në narkoshtet. Me patllakë edhe kur blen domate!!”, komenton Berisha.
Sipas denoncuesit, burri me armë në brez është fotografuar në Tiranë.