Vendosni fjalën kyçe....

Denaj: Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë


“Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë”, ky është shpjegimi që ka ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për një nga shqetësimet më të forta të opinionit publik lidhur me ekonominë: borxhi që po shtohet dhe shtohet.

Ministrja Denaj thotë në një intervistë për “Monitor” se ndryshimi i buxhetit 2021 me akt normativ, për të rritur borxhin publik nëpërmjet zgjerimit të deficitit buxhetor u ndërmor për të stimuluar ekonominë. Borxhi i ri do të përdoret për investime në infrastrukturë, ujësjellës dhe rrugë, u shpreh ministrja, e cila premtoi se, borxhi publik në raport me PBB-në, do të arrijë 70% në vitin 2025.

“Qeveria ndryshoi Ligjin Organik të Buxhetit, me qëllim që të krijonte një hapësirë fiskale të nevojshme dhe të domosdoshme për vitin 2021. Ofrimi i stimujve fiskalë nga krahu i shpenzimeve buxhetore, si dhe reagimi i shpejtë me masat e ndërmarra nga qeveria, si ndaj tërmetit, edhe ndaj pandemisë, dhanë rezultate vitin e kaluar.

Me një tkurrje me vetëm 3.3% të PBB-së nga 6.1% e parashikuar nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe me një trend pozitiv të zhvillimeve në tregun e punës (grafiku më poshtë) është e nevojshme të mendosh se ofrimi i stimujve edhe për këtë vit, të sigurojë një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë së vendit.”, thotë Denaj për “Monitor”.

Lexo të plotë intervistën duke klikuar te “Monitor”.