Estonia ka thënë se do ndihmojë Lituaninë të ndërtojë pengesa të shkallës ushtarake në kufirin Lituani-Bjellorusi duke dërguar dronë dhe tela me gjemba te fqinji i saj. Kjo vjen në mes të një rritjeje të emigrantëve nga Lindja e Mesme që përpiqen të kalojnë në BE.
Rreth njëqind kilometra tela me gjemba do dërgohen menjëherë në Lituani falas, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Estonisë. Ajo ka premtuar gjithashtu dronë për mbikëqyrje më të mirë të kufirit. Masa vjen ndërsa Vilniusi po përpiqet me dëshpërim të bllokojë kufijtë e tij për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore që përpiqen të kalojnë përmes Bjellorusisë.
Lituania ka thënë më parë se po përballet me një krizë të plotë pasi numri i emigrantëve të paligjshëm është 30 herë më i lartë krahasuar me vitin e kaluar, me gati 2.500 njerëz të ndaluar. Pasi kishte shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji, Lituania filloi të ndërtonte një gardh, por telat me gjemba mbaruan me shpejt nga sa sa duhej për mbylljen e kufirit.