Ashtu siç kishin parashikuar se do bënin ditë më parë, gjimnastet gjermane që po garojnë në lojrat olimpike “Tokio 2020” kanë veshur kostume që ju mbulojnë krejtësisht këmbët.
Arsyeja? Sepse zgjedhja e tyre për të veshur kostume të gjata jep një mesazh më të thellë se prakticiteti: pozicionimin kundër seksualizimit të sportit dhe po ashtu tregon se gratë mund të veshin çfarë të duan, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Skuadra përbëhet nga Sarah Voss, Pauline Schaefer-Betz, Elisabeth Seitz dhe Kim Bui. Gjimnastet veshën kostume të gjata edhe në Kampionatin Europian në prill në një lëvizje që u mikprit edhe nga gjimnaste të tjera gra.