Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi të neveritur nga protestat, kush i njeh të denoncojë” – Autoritetet australiane mbledhin të dhënat e protestuesve


Policia australiane ka gjobitur qindra persona lidhur me tubimet kundër kufizimeve Covid-19 e pasaportave shëndetësore në vend. Megjithatë ajo ka nisur operacionin e mbledhjes së informacioneve rreth atyre që i konsideron shkelës të ligjit pasi krerët e shtëtit i dënuan protestuesit për rrezikimin e jetës së të tjerëve.

Në vetëm 24 orë pas protestës masive të së shtunës, policia në Uellsin e Ri Jugor lëshoi ​​510 njoftime për shkelje të ligjit, tha një zyrtar i policisë për ‘Sydney Morning Herald’. Ai u zotua se autoritetet do të vazhdojnë të hetojnë veprimet e sjelljes ‘të dhunshme, të ndyrë, të rrezikshme’.

“Një forcë goditëse është ngritur pikërisht në këtë moment e ajo vazhdon të kërkojë që njerëzit të sjellin çdo pamje video ose pamje me foto të atyre që kanë dalë në protestë.”

Kryeministrja e shtetit, Gladys Berejiklian, u bëri jehonë ngjarjeve të fundit duke thënë se ajo ishte ‘absolutisht e neveritur’ nga tubimet masive dhe duke kërkuar që kushdo që njihte ndonjë nga aktivistët të kontaktojë menjëherë policinë.

“Unë thjesht jam plotësisht e neveritur, e zhgënjyer dhe me zemërthyer, pasi njerëzit nuk po marrin parasysh sigurinë dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve të tyre.” – tha ajo.