Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi 4-vjeçar i Veliajt me autobusët


Nga Isa Myzyraj

Historia nis në vitin e largët 2017 kur në fakt, autobusi i parë elektrik erdhi në Tiranë dhe kryetari Veliaj e promovoi atë me një foto-selfie. Madje në atë kohë ai e quajti linjën Tiranë-Kombinat si në Paris. Fatmirësisht unë e bëj çdo ditë nga dy herë atë linjë, nuk kam qenë kurrë në Paris, po kam lexuar për të. Më ngjan se kryetari ynë nuk ka qenë bash korrekt kur ka thënë se kjo linjë është si e Parisit.

Pasi u harrua linja si në Paris, Veliaj tha në 2018 se brenda atij viti do të hyjnë në funksion autobusët elektrikë Tiranë-Rinas. Kam qenë në Rinas, nuk ka linjë elektrike!

Tirana e së ardhmes u premtua edhe në 2019, me futjen e autobusëve elektrikë. Në fakt Tirana e së ardhmes nuk erdhi kurrë në 2019, as në 2020.

Nëpër start-upe e në dalje për media, autobusët elektrikë u premtuan dhjetëra herë nga Veliaj. Ato me gjasë erdhën, në rrugë ende si kemi parë, nuk e dimë sa janë, kush i solli, mbi ç’kontratë apo a do të ndryshojë çmimi i biletës ose abonesë për këtë linjë, pasi kostot çdokush nga ne e di që janë më të vogla.