Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi me vaksinat, 800 persona në Ugandë u vaksinuan me ujë ndaj Covid-19


Të paktën 800 persona u vaksinuan kundër Covid-19 me ujë në vend të ilaçit. Ato u shitën nga një grup mashtruesish në Uganda. Autoritetet thanë se ‘vaksina’ përbëhej nga uji.

Mashtruesit u goditën në fund të qershorit, me dokumente të sekuestruara nga grupi që tregon se të paktën 812 njerëz bënë vaksina false Covid-19. Grupi veproi në kryeqytetin e vendit, Kampala, dhe përfshinte të paktën dy infermiere dhe një burrë që u paraqitën si mjek. Ndërsa infermierët u arrestuan, ‘mjeku’ u largua dhe është në arrati.

Mjeku i rremë kishte në shënjestër disa kompani, duke i bindur ata që të ’vaksinonin ‘punonjësit e tyre dhe duke marrë nga 28 deri në 56 dollarë për vaksinë.

Shishkat e sekuestruara u ngjanin vaksinave AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi. Autoritetet e Ugandës kishin dërguar disa shishka në Indi për kontroll, me Institutin që konfirmoi se nuk i kishte prodhuar ato, tha kreu i Njësisë së Monitorimit të Shëndetit brenda presidencës së Ugandës, Dr. Warren Naamara.

Ndërsa njerëzit e prekur nga skema nuk janë helmuar ose dëmtuar, ata ende duhet bëjnë një vaksinë të ligjshme kundër Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, Uganda ka regjistruar rreth 90,000 raste Covid-19 me më shumë se 2,400 viktima.