Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me tre plumba gjatë aksionit të RENEA-s në Shkodër 52-vjeçari në kërkim për vrasje


Një person është plagosur në Shkodër.

52-vjeçari Ardian Narkaj është plagosur gjatë një operacioni të RENEA-s në qytetin veriperëndimor.

Narkaj është person në kërkim për vrasje të dyfishtë. Ai ka marrë tre plumba dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008 në Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj.

Sipas informacioneve të bëra publike asokohe, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.