Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e pesë besimtarëve brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, denoncimi: Prokuroria mbylli hetimet, dy nga të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar


Imami i xhamisë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, Ahmed Kalaja, ka denoncuar veprimet e prokurorisë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 19 prill 2021 në mjediset e kësaj xhamie ku një person u fut brenda duke plagosur me thikë pesë besimtarë.

Sipas Kalasë, dy nga besimtarët që u qëlluan me thikë, Sabah Peposhi e Kleon Jaupaj nuk janë thirrur nga organi i akuzës për dhënien e dëshmisë e po kështu nuk ka pasur as gjyq për ngjarjen e rëndë.

Kalaja ka publikuar dokumentin e prokurorisë që bën me dije mbyllje të hetimeve ndaj Rudolf Nikollajt dhe kërkesën e saj drejtuar gjykatës për dhënien e masës ‘mjekim i detyruar’ ndau autorit të plagosjes së pesë besimtarëve.

DOKUMENTI