Është bërë zakon tashmë për kryeministrin Edi Rama, nisur pak ditë më parë, prezantimi i disa emrave që sipas tij do jenë pjesë e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.
Këtë herë e ka patur radhën Maurice Oudejans.
“Superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.
MAURICE OUDEJANS është drejtues i projekteve të akreditimit dhe zyrtar i lartë për sigurimin e cilësisë në Universitetin e Amsterdamit, ku gjatë viteve 2008-2012 ka drejtuar Institutin e Arsimit në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit. Ka përvojë të gjatë në universitete të huaja dhe organizata akreditimi, si dhe është koordinator ndërkombëtar akreditimi në AACSB/AMBA/EQUIS.”, ka shkruar gjithë zell stafi i kryeministrit.
Por me sa duket një komentues nuk e ka mbajtur për vete atë që mendon për “Superskuadrën e Ramës”.
“Superskuadra e hajduteve jeni gjithë si parlament”, shkruan komentuesi poshtë fotos së Oudejans-it, publikuar në profilin e kryeministrit.