Shpëtojnë për mrekulli nga mbytja dy vajzat në Golem.
“Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.
Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.”, jep detaje policia,
Vajzat aktualisht ndodhen në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.