Vendosni fjalën kyçe....

“Si mjekët nazistë” – Qindra mijëra protestojnë në Angli kundër pasaportave Covid e vaksinimit të detyrueshëm


Aktivistët kundër bllokimit dhe anti-vaksinimit u mblodhën në qytete të shumta britanike kundër nismës së pasaportës së vaksinës. Në Londër, një nga folësit shkaktoi një polemikë të madhe duke krahasuar stafin e NHS (National Health Service) me mjekët nazistë.

Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Trafalgar në Londër të shtunën për ‘Mitingun e Lirisë ’, për të protestuar ndaj masave kufizuese të futura mes pandemisë Covid-19. Demonstruesit përmbytën pothuajse të gjithë sheshin, duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Jo testimit të detyruar’ e ‘Jo vaksinimit të detyruar’.

Shumë aktivistë shkuan deri aty sa akuzuan qeverinë për ‘krime kundër njerëzimit’. Policia reagoi ndaj protestuesve duke arrestuar dhjetëra prej tyre.

Në protestë morën pjesë personaliteti i diskutueshëm i medias Katie Hopkins, e cila sapo u kthye nga Australia pasi viza e saj u anulua për shkelje të karantinës. ish-prezantuesi televiziv David Icke si dhe Piers Corbyn, vëllai i ish-udhëheqësit të Laburistëve Jeremy Corbyn, ishin gjithashtu të pranishëm.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani